“Klub 5”/ Demografia e popullsisë shqiptare si po ndryshon dhe faktorët socialë

Nora Malaj

Nora Malaj

Në studio në  emisionin “Klubi 5”, moderatorët  Florian Zyka dhe Erion Korini, adresuan pyetjet rreth panoramës demografike, shqetësim tashmë kombëtar. Sociologia  e njohur  Nora Malaj,  së pari vuri në dukje dy prirjet kryesore  që  kanë çuar  deri në shpopullim të disa fshatrave, pse jo edhe në braktisje e plotë, “Emigrim dhe migrimi,  janë dy  prirjet e popullsisë  sonë”. Prirje që  krijojnë situatë disekulibruese në nivelin e  hartës demografike,  por  dhe  probleme të shumëfishta  sociale.

“Migrimi nga  periferia drejt  qyteteve të mëdha, e kap në befasi psikosociale  individin specifikisht moshat e reja”, specifikon sociologia Nora Malaj.

‘’Të rinjtë  ndjekin modele të gatshme, që  krijon bota e spektaklit, e reklamës, e dukjes,  dhe  besojnë fort se  mund t’ia dalin, ashtu siç  premtohet. Të sapo vendosurit  nuk janë  të  përgatitur për të  ndarë, çfarë është e realizueshme dhe çfarë  është pjesë e marketingut, shpesh zhgënjehen. Ka edhe probleme  të  infrastrukturës, shërbimeve, krijon popullatë që lëviz,  pa asnjë strategji mbështetëse”, tha sociologia Noara Malaj.     

Nora Malaj tha se është  brenda njeriut  të kërkojë standarde, cilësi, shërbime, pra një jetë më të mirë. 

“ Jemi në situatën e  mbipopullimit të Tiranës,  Korçës, Shkodrës, Vlorës, Durrësit,  dhe shpopullim  të zonave të thella,  sepse  mungojnë standardet, duke filluar nga arsimi(  klasat kolektive nuk janë  zgjidhje),  shërbimet mjekësore,  qendrat kreative,  shërbime sociale.  Është fakt që janë zhvilluar qytetet e mëdha. Arsimi universitar  i zgjeruar në qytet kryesore  iu  përgjigj zgjerimit të qendrave kryesore, por qytet nuk mund të zgjerohen pa fund. Nevoja për të mira materiale plotësohen duke  krijjuar kapital të fortë ( produkt material). Janë shtuar  bizneset e shërbimit, punësime  si  influencerë IT, por asgjë produktive, si psh industri ushqimore”.   

“Zgjerim i  qyteteve duhet të mbështetet nga  zonat   që  e rrethojnë,  pra  duhet produkti   i brendshëm  të  zhvillohet patjetër’’, sugjeroi  Nora Malaj, duhen   studime për  mundësitë bujqësore apo industriale të  zonës’’.

“Drejt metamorfozës”  e quajti Nora Malaj , përvojën e saj në  fshatin Tërbaç.” Tre  shtëpi dhe disa të moshuar  gjeta. Të gjithë të tjerët e kishin braktisur  fshatin aq  piktoresk, me histori me natyrë me det metamorfozë”.

E pyetur nëse do të rikthehen në shtëpinë e tyre shqiptarët? Ajo theksoi se ka prirje që të rinjtë të  rikthen për të ndërtuar sidomos në zona malore, bujtina, apo mikrobiznese , me optimizëm u shpreh e ftuara e ditës në  emisionin “Klubi 5” Nora Malaj  dhe shtoi:

“Çdo njeri ndihet mirë  në  vendin e tij, në tokën e tij është e rëndësishme të jep garanci, vetëbesim, dashuri, por duhen strategji  shtetërore. Pyetjet që secili ngre para se  të filloi investimin janë  ku po shkoj? Kush më ndihmon? Si promovoj produktin? A do të gjej shërbimet  bazë? Asgjë nuk është e pamundur, kur ke dëshirë. Nëse duam të zhvillojmë një zonë në sektorin  bujqësor  apo industrinë  ushqimore, duhet të  ketë paketa financiare të orientuara”, përfundoi sociologia Malaj me optimizëm.

Moderatori Florian Zyka  sugjeroi,  rikthimin tek shtëpia e gjyshit,  është ky  propozimi më i mirë që duhet t’iu bëjmë fëmijëve.  ‘’Me pak investime mbështeti idenë  e moderatorit e ftuara , arrihet  që pikërisht ajo shtëpia e dikurshme   të  bëhet e banueshme. Ofron ‘’shtëpia e gjyshit’’ një mënyrë dhe stil krejt tjetër jetese. Natyra dhe ushqimi bio janë më të mirat  që  mund t’iu japim fëmijëve tanë edhe  vetes. Në çdo cikël të jetës, kërkojmë shansin për një jetë  më të mirë dhe  standarde cilësore  për të moshuarit-  nënvizoi Malaj.  Rikthimi në shtëpinë e të parëve për të kaluar   këtë fazë të jetës, pensioniste, siç jam edhe unë është  shans dhe mundësi e mirë. Të  gjitha bëhen nëse  ekziston dëshira”, përfundoi sociologia e mirënjohur Nora Malaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.