Në studio në emisionin “Klubi 5”, moderatorët Florian Zyka dhe Erion Korini, adresuan pyetjet rreth panoramës demografike, shqetësim tashmë kombëtar. Sociologia e njohur Nora Malaj, së pari vuri në dukje dy prirjet kryesore që kanë çuar deri në shpopullim të disa fshatrave, pse jo edhe në braktisje e plotë, “Emigrim dhe migrimi, janë dy prirjet e popullsisë sonë”. Prirje që krijojnë situatë disekulibruese në nivelin e hartës demografike, por dhe probleme të shumëfishta sociale.
“Migrimi nga periferia drejt qyteteve të mëdha, e kap në befasi psikosociale individin specifikisht moshat e reja”, specifikon sociologia Nora Malaj.
‘’Të rinjtë ndjekin modele të gatshme, që krijon bota e spektaklit, e reklamës, e dukjes, dhe besojnë fort se mund t’ia dalin, ashtu siç premtohet. Të sapo vendosurit nuk janë të përgatitur për të ndarë, çfarë është e realizueshme dhe çfarë është pjesë e marketingut, shpesh zhgënjehen. Ka edhe probleme të infrastrukturës, shërbimeve, krijon popullatë që lëviz, pa asnjë strategji mbështetëse”, tha sociologia Noara Malaj.
Nora Malaj tha se është brenda njeriut të kërkojë standarde, cilësi, shërbime, pra një jetë më të mirë.
“ Jemi në situatën e mbipopullimit të Tiranës, Korçës, Shkodrës, Vlorës, Durrësit, dhe shpopullim të zonave të thella, sepse mungojnë standardet, duke filluar nga arsimi( klasat kolektive nuk janë zgjidhje), shërbimet mjekësore, qendrat kreative, shërbime sociale. Është fakt që janë zhvilluar qytetet e mëdha. Arsimi universitar i zgjeruar në qytet kryesore iu përgjigj zgjerimit të qendrave kryesore, por qytet nuk mund të zgjerohen pa fund. Nevoja për të mira materiale plotësohen duke krijjuar kapital të fortë ( produkt material). Janë shtuar bizneset e shërbimit, punësime si influencerë IT, por asgjë produktive, si psh industri ushqimore”.
“Zgjerim i qyteteve duhet të mbështetet nga zonat që e rrethojnë, pra duhet produkti i brendshëm të zhvillohet patjetër’’, sugjeroi Nora Malaj, duhen studime për mundësitë bujqësore apo industriale të zonës’’.
“Drejt metamorfozës” e quajti Nora Malaj , përvojën e saj në fshatin Tërbaç.” Tre shtëpi dhe disa të moshuar gjeta. Të gjithë të tjerët e kishin braktisur fshatin aq piktoresk, me histori me natyrë me det metamorfozë”.
E pyetur nëse do të rikthehen në shtëpinë e tyre shqiptarët? Ajo theksoi se ka prirje që të rinjtë të rikthen për të ndërtuar sidomos në zona malore, bujtina, apo mikrobiznese , me optimizëm u shpreh e ftuara e ditës në emisionin “Klubi 5” Nora Malaj dhe shtoi:
“Çdo njeri ndihet mirë në vendin e tij, në tokën e tij është e rëndësishme të jep garanci, vetëbesim, dashuri, por duhen strategji shtetërore. Pyetjet që secili ngre para se të filloi investimin janë ku po shkoj? Kush më ndihmon? Si promovoj produktin? A do të gjej shërbimet bazë? Asgjë nuk është e pamundur, kur ke dëshirë. Nëse duam të zhvillojmë një zonë në sektorin bujqësor apo industrinë ushqimore, duhet të ketë paketa financiare të orientuara”, përfundoi sociologia Malaj me optimizëm.
Moderatori Florian Zyka sugjeroi, rikthimin tek shtëpia e gjyshit, është ky propozimi më i mirë që duhet t’iu bëjmë fëmijëve. ‘’Me pak investime mbështeti idenë e moderatorit e ftuara , arrihet që pikërisht ajo shtëpia e dikurshme të bëhet e banueshme. Ofron ‘’shtëpia e gjyshit’’ një mënyrë dhe stil krejt tjetër jetese. Natyra dhe ushqimi bio janë më të mirat që mund t’iu japim fëmijëve tanë edhe vetes. Në çdo cikël të jetës, kërkojmë shansin për një jetë më të mirë dhe standarde cilësore për të moshuarit- nënvizoi Malaj. Rikthimi në shtëpinë e të parëve për të kaluar këtë fazë të jetës, pensioniste, siç jam edhe unë është shans dhe mundësi e mirë. Të gjitha bëhen nëse ekziston dëshira”, përfundoi sociologia e mirënjohur Nora Malaj.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.