Në studion e ‘’Klub 5’’, në Radio Tirana nga ora 05:00-08:00 me moderatorët Florian Zyka dhe Erion Korini, ishte në lidhje direkt me studion sociologu i njohur Gëzim Tushi i cili iu përgjigj pyetjeve që prekin çdo të rritur. Marrëdhëniet ne familje, punë, mjedisi toksik, konkurrenca, lidershipi, si të përballemi dhe të fitojmë.
‘‘Puna dhe familja janë fondamentale’’, theksoi sociologu Tushi, “Transportojnë situatat e familjes në vendin e punës dhe anasjelltas’’.
I pyetur se a duhet të ruajmë vijën ndarëse? Sociologu Tushi ndalet te specifikat. ‘’Familja është institucion privat, puna është institucion publik’’. Askush ose pak kush, arrin të mos shkarkojnë pozitivitetin apo energjinë negative të akumuluar në familje, në punë dhe e kundërta.
Në vendin e punës mund të ndodhin të gjitha?
Zoti Tushi u shpreh: ‘’Mendoj se për shkak të individualizimit gjithnjë e më të theksuar, pak miqësi të sinqerta mund të krijohen, shumica janë të shtirura, hipokrizira”. Në punë ka njohje, deri në “flirte” po në punë krijohen lidhje paralele, puna lidh njerëzit deri në martesë. Gjithçka mund të ndodhë”.
Moderatori Florian Zyka solli për diskutim me sociologun e njohur Gëzim Tushi, përballjen e të sapo punësuarve me ambientin toksik. Të largohen apo të durojnë? Zoti Gëzim si sociolog e njohës i mirë i realitetit nënvizoi faktorët që e bëjnë ambientin toksik.
“Lidershipi është faktori që krijon klimën. Kur lidershpi është kontrollues, autoritar, komunikimi i tij nuk ka element human, mjedisi në punë , bëhet i mërzitshëm. Ngrihesh i lodhur dhe pse sapo je zgjuar‘’, tha sociologu Gëzim Tusha.
Së dyti vazhdoi sociologu Tushi: “Të numërojë faktorët toksik, ka bullizim të brendshëm. Dikush që nuk ka rezultate, ose nuk performon si të tjerët, bëhet objekt për bullizim. Thashethemet, shtirja, hipokrizia ndikojnë në aciditet helmues.”
“Jetojmë në kohë moderne, secili ka instrumente të gatshëm për të ikur nga situata të padëshirueshme. Individualizmi ekstrem, gara e fortë, karriera, krijojnë nervozizëm deri në depresion. Forconi rezistencën e brendshme, vetëm kështu mund të zbusni goditjet që vijnë nga jashtë”, këshilloi sociologu Gëzim Tushi. Duke përfunduar me një mesazh bisedën e tij në emsionin “Klubi 5” .
‘’Shikoni brenda vetes, bëhuni ekspert në punën tuaj”.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se është inauguruar…
Pak pasi GJKKO-ja i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali…
Rreth 80 artistë pjesëmarrës i dhanë jetë edicionit të 18-të të ekspozitës kombëtare “Salloni i…
Kryetari i Bashkisë ka inspektuar sot kantierin e punimeve në zonën e Zdrales, e cila…
Mbështetja e fermave të vogla, me fokus ato që drejtohen nga gratë, ishte qëllimi i…
Me rezultatin minimal 1-0 është mbyllur takimi i Vllaznisë U21 ndaj Teutës së Durrësit. Ndeshja,…
This website uses cookies.