“Klubi 5”-Florian Zekaj: Luhatjet e këmbimit valutor reflektojnë edhe në fasoneri

 Në studion e “Klubit 5” , i ftuari i ditës Florian Zekaj, themelues i Shoqatës “ Pro Eksport” foli për një sektor i cili ndodhet në udhëkryq.

Fasoneria është biznes mjaft social, sepse në këtë sektor punësohen pjesa më vulnerabël e shoqërisë. Kemi që nga pandemia kemi rritur cilësinë e kushteve të prodhimit, si edhe pagat. Paga minimale sot në fasoneri, fillon me 400 mijë lekë dhe mbërrin tek 700 mijë lekë te reja, varet nga aftësia dhe proçesi që kryejnë. Kuptohet që më të specializuarit paguhen më shumë, por fakti që ne pranuam rritjen e pagave minimale pa e kundërshtuar vendimin e qeverisë e mbështetëm atë madje, do të thotë se prej kohësh kuptuam se kjo rritje ishte nevojë natyrale”, tha Florian Zekaj.

I pyetur nga gazetari Rezar Xhaxhiu nëse fasoneritë po pësojnë luhatje dhe nëse po humbasin treg, Florian Zekaj i cili u përgjigj se ka rënie të eksporteve.

Jemi në udhëkryq, kjo situatë nuk ka ardhur sepse ne kemi rritur kostot e punës apo se produktet tona nuk plotësojnë standarde. Kjo situatë u krijua nga luhatjet e këmbimit valutor. Kemi rënie të eksporteve në masën 17%, sipas skaletës së INSTAT. Rënia e euros është e sforcuar. Sektorët që punojmë me porosi për eksport, tashmë fitojnë 17% më pak se para janarit 2023. Faktorët nuk janë shkak- pasojë që vijnë brenda sektorit, por janë të jashtëm dhe mbeten në dorë të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë për të stabilizuar normën bazë të euros. Psh Serbia dhe Maqedonia, në momentin e lidhjes së kontratës, parashikohet edhe norma e këmbimit valutor, kjo nuk ndryshon deri në përfundim të kontratës dy palëshe. Nuk jemi të mbrojtur, kështu që ndodhemi në udhëkryq.

Patjetër u përgjigj Zoti Zekja, na është kërkuar të paraqesim një studim dhe ne kemi punësuar ekonomistët më të mirë në treg, por ende mbetet pa u shqyrtuar ose ne, nuk jemi thirrur për diskutime. Si shoqatë vëzhgojmë këtë treg në të gjithë Shqipërinë, Vlorë, Shkodër, Durrës, lajmet nuk janë aspak të mira. Ndërmarrjet ose kanë ndërprerë linja të veçanta prodhimi, pra tkurrin sektorët e prodhimit ose pritet falimenti e mbylli kështu argumentin Florian Zekaj, themelues i Shoqatës “ Pro Eksport” dhe shtoi diçka për specifikat e ndërmarrjeve fasoneri . Ky treg fasoneri, lëviz sepse zhvillohet në bazë të raportit kërkesë- ofertë. Dikur kanë qenë vendosur në të tjera vende të largëta, e më pas gjetën ofertën më të lirë në Shqipëri ose rajon. Por nëse nuk mbajmë ofertë të ulur , atëhere një vend tjetër mund t‘i përgjigjet kërkesës së porositësve”, u shpreh Florian Zekaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH, nesër shorti në orën 13:00

Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…

11 hours ago

Këshilli Drejtues shtyn seancën dëgjimore për platformën e dy kandidatëve për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH

Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…

11 hours ago

Poliklinika e specialiteteve – Lezha: Kemi pajisje dhe specialitete të reja

Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…

11 hours ago

Suksesi i Bekim Balajt në “Studio Sport” – Në fokus edhe Vllaznia e Superiores, suksesi i atletikës dhe lojrat me dorë

Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…

11 hours ago

Rikthehen reshjet e borës – Rrugët e kalueshme, në disa fshatra mungon energjia

Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…

11 hours ago

Rëndësia ekologjike e ligatinave – Workshop i Klubit Studentor “Fryma e Natyrës”

Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…

11 hours ago

This website uses cookies.