Koçi: Ata që hipin në hekura nuk duan pushtet, por të jenë sërish deputetë
Deputeti i PS-së, Petro Koçi, në emisionin ‘3D’ në RTSH, i komentoi ngjarjet në Kryesinë e Kuvendit të prodhuara nga deputetët e Rithemelimit, se lidhen me përpjekjet e tyre për të qenë nesër në listën e Berishës, si kandidatë për deputet.
“Ato janë skena dhe foto që do mbeten gjatë në kujtesë. Janë dy gjëra: nga njëra anë tregojnë solidaritet me Berishën, që në një farë kuptimi mund të jetë moralisht edhe të shpjegueshme, pavarësisht se raporti me drejtësinë i kompromenton, nga ana tjetër është llogari personale sepse duan që të jenë nesër në listat e PD-së si kandidatë për deputet. E kuptojnë që te Basha kanë pak mundësi dhe shanse ndërsa te Berisha kanë më shumë mundësi, jo për të fituar zgjedhjet, por për të marrë një mandat. Prandaj ata që janë te Bardhi bëjnë më berishistë se Berisha. Ato i bëjnë këto gjeste sepse kanë njollën e bashkëpunimit me Bashën.”, tha Koçi.