Qeveria do mbështesë përmes një page, kujdestarët që kujdesen për personat me aftësi të kufizuar. Vendimin e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në daljen për mediat pas vendimeve të qeverisë.
Ministja theksoi se në vazhdën e kërkesave për më shumë mbështetje ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, është edhe prania e figurave të reja, profesionale që asistojnë këto target grupe në të përditshmen e tyre.
“Dje ishte Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar, një ditë e cila na kujton që të gjithë duhet të jemi të barabartë dhe me ata që nuk kanë mundësi të përballojnë dot jetën. Në vazhdën e mbështetjes jo vetëm e këtyre personave, por dhe me të gjithë ato shtresa në nevojë, Qeveria ka vendosur sot që të rrisë masën e mbulimit financiar për paketët higjieni –sanitare për personat para dhe tetraplegjikë. Kërkesë e vazhdueshme është mbështetja me figura të reja profesionale të cilat asistojnë këto targe grupe në të përditshmen e tyre. Ministria është duke punuar për të lancuar figurat e reja. Jemi duke punuar për ta trajnuar si një figurë personale, e cila përveç aftësimi do të duhet të marrë mbështetje nga ana financiare përmes një page dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Vijmë në ndihmë për të gjithë personat vulnerabël që kanë nevojë në një moment të jetës së tyre me mbështetje financiare, shërbime sociale apo shëndetësore, është pikërisht kjo që jemi të vendosur të realizojmë”, tha Koçiu.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.