Koçiu: Mbi 1200 pushues kanë marrë shërbim gjatë qershorit në Qendrën Shëndetësore verore Velipojë

Qendra Shëndetësore verore e Velipojës ka numrin më të lartë të pushuesve të paraqitur pranë kësaj pike, si dhe po përballon fluksin e vizitave 24/7.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi nga afër këtë qendër, ku theksoi se vetëm gjatë muajit qershor u ka ofruar shërbime mbi 1200 turistëve vendas e të huaj.

“Me staf të specializuar e të përkushtuar në 34 Qendra Shëndetësore verore, hapur në të gjithë vendin, jemi angazhuar për të siguruar një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm”, tha Koçiu.

Turistëve vendas e të huaj në të gjithë vendin prej 1 qershorit po u ofrohet shërbim në 34 qendra shëndetësore verore. Këto qendra ndodhen në zonat kyçe të frekuentuara nga turistët, nga Thethi e Korabi, deri në Ksamil.

Qendrat e reja verore, që janë çelur për herë të parë në 2024-ën janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë.

Në veri të vendit, funksionojnë 10 qendra, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra shëndetësore dhe në zonën e jugut 15 të tjera.

Urgjenca ka vendosur në dispozicion të pushuesve 20 postacione fikse me autoambulanca në zonat turistike. Ndërsa për herë të parë shërbejnë në këtë sezon motoambulancat.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

4 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

5 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.