Lajme

Koçiu: Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara tek Neurokirurgjia

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar me sukses një ndërhyrje të rrallë te një paciente 24-vjeçare.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koçiu shkruan se kjo wshtw një tjetër histori suksesi e realizuar në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUNT.

Ministrja Koçiu shprehet se “falë edhe pajisjeve të teknologjise së avancuar u realizua me sukses heqja e një tumori të madh epidural, një rast shumë i rrallë, nga zona torakale (T5-T6) te një paciente 24-vjeçare me Neurofibromatozë Tipi 2”.

Koçiu u ka shprehur mirënjohjen e saj, ekipit të mjekëve Prof. Kita Sallabanda, Prof. Artur Xhumari, Dr. Myfit Saraci, Dr. Jetmira Kerxhaliu, dhe infermieret Refije Kadiu dhe Anxhela Gjonaj.

Profesor Kita Sallabanda, thotë se kjo ndërhyrje e rrallë kirurgjikale te pacientja 24-vjeçare është realizuar me teknikat më moderne, siç është edhe aspiratori ultrasonik.

“Sot, në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës në repartin e Neurokirurgjisë me ekipin e doktorëve në drejtimin e Artur Xhumarit është realizuar një operacion kirurgjikal shumë i rrallë për karakteristikat e tumorit. Në një vajzë të re 24 vjeçare me një tumor që shtypte medumet spidane në nivel torakal dhe në pozicionim epidural, gjë shumë e rrallë në një paciente me neuofibramatozë të tipit 2″, informoi mjeku.

“Kjo kirurgji u realizua falë teknologjisë së zhvilluar që ka Shërbimi i Neurokirugjisë duke përdorur teknikat më moderne si aspirator ultrasonic, duke dhënë rezultate shumë të mira për jetën. Pacientja ka 22 tumore që ne i kemi trajtuar në mënyrë graduale”, vijoi ai.

“Ky ishte një tumor që për karakterisitkat e tij ishte shumë i rrallë nga pikëpamja neurokirurgjikale dhe që u realiza me shumë sukses”, tha neurokirurgu Kita Sallabanda.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Arrest me burg” gjobëvënësit / Gjykata e Lezhës lë në burg 46- vjeçarin Jetmir Llanaj

Gjykata e Lezhës ka lënë në arrest me burg 46- vjeçarin Jetmir Llanaj, i cili…

5 minutes ago

Qeveria vendos për mbylljen me 1 vit të platformës TikTok

Do të mbyllet për një periudhë 1-vjeçare platforma TikTok. Vendimi u mor këtë të enjte…

20 minutes ago

Inzaghi vlerëson Asllanin: Nuk kam pasur kurrë dyshime për cilësitë e tij

Interi mori një fitore të rëndësishme në Roterdam, duke mposhtur 2-0 Fejnordin dhe falë këtij…

26 minutes ago

Rekord shpërblimesh në Botërorin e klubeve, FIFA mendon edhe për klubet që mungojnë

Shuma totale e shpërblimeve që do të shpërndahen për Kupën e Botës për Klube do…

28 minutes ago

U dëmtua duke festuar golin, Bayerni humbet Neuer për disa ndeshje

Manuel Neuer, i cili u largua nga fusha e blertë gjatë pjesës së dytë të…

30 minutes ago

Vendimi për mbylljen e TikTokut, Berisha: Protestë kombëtare më 15 mars

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të mbyllur…

32 minutes ago

This website uses cookies.