Koçiu: Ndërhyrje e suksesshme në ortopedinë pediatrike tek Spitali i Traumës

operacion2
Në shërbimin e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u realizua me sukses ndërhyrja e luksacionit, një anomali e rëndë në sektorin e ortopedisë pediatrike.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu
“Realizimi i procedurave kirurgjikale për trajtimin e fëmijëve me patologji të lindur ortopedike është një mision paralel që realizohet në Shërbimin e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës. Falë kushteve spitalore dhe punës me kujdesin dhe përkushtimin maksimal ndaj fëmijëve u realizua me sukses ndërhyrja e luksacionit, një anomali e rëndë në sektorin e ortopedisë pediatrike”, theksoi Koçiu.
Ministrja Koçiu u shpreh se “ndërhyrja kirurgjikale e kryer nga Prof. Dr. Gjergji Çaushi mjek Ortoped në klinikën e parë të Shërbimit të Ortopedisë në SUT, Dr. Aleksandro Kristo mjek ortoped specializant, Dr. Rexhina Sturçe, mjeke anesteziste reanimatore, Fatbardha Hoxha, Nd/anesteziste, Mimoza Demneri dhe Kune Martini instrumentare”.
Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës falë investimeve në teknologji vitet e fundit po realizojnë me sukses një sërë ndërhyrjesh delikate.
1 nga 4



