Koçiu: Pacientët me tumor të lëkurës do trajtohen përmes pajisjes së ortovoltazhit
Mbi 400 pacientë të diagnostikuar me tumore të lëkurës tashmë do të trajtohen në shërbimin e Onkologjisë përmes pajisjes së Ortovoltazhit.
Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e cila njofton se pajisja ofron trajtim të personalizuar për pacientët me kancer të lëkurës, saktësi maksimale në aplikimin e dozave terapeutike dhe përmirësim të rezultateve klinike dhe ulje të efekteve anësore.
“Ekipi ynë i radio-onkologëve dhe profesionistëve mjekësorë është i trajnuar për teknikat më të avancuara dhe do të punojë ngushtë me çdo pacient për të zhvilluar një plan trajtimi të personalizuar.
Aparati i ortovoltazhit është instaluar në kuadër të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Energjisë në Vjenë”, thuhet në njoftim.