Koçiu: Për herë të parë përdoret teknika moderne që shmang bypass-in e zemrës, histori suksesi në spitalin e Shkodrës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se një procedurë e re moderne për problemet kardiovaskulare është përdorur për herë të parë në spitalin e Shkodrës, duke shënjuar një histori suksesi. Kjo teknikë shmang bypass-in e zemrës, duke ofruar zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët.

“Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në Spitalin e Shkodrës teknika që shmang bypass-in e zemrës. Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga asist. prof. Aurel Toma kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës. Falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij, si dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde””, tha ministrja në një postim në Facebook.

Sipas Koçiut, “kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, që sjell standarde dhe praktika ndërkombëtare për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në vend”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.