Në Spitalin e Pukës po punohet intensivisht për riparimin e çatisë, pas dëmtimit të shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet e shumta të shiut të disa ditëve më parë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për riparimin e çatisë së spitalit.
Koçiu theksoi se “vijojnë të funksionojë normalisht shërbimi i urgjencës, Laboratori klinik Bio-Kimik, shërbimi i imazherisë si dhe autoambulancat të cilat janë në gatishmëri”.
“Ngrohja dhe furnizimi me energji elektrike janë rivendosur, ndërsa spitali është në gatishmëri për çdo nevojë të qytetarëve”, tha Koçiu.
Spitali i Pukës ofron cilësi më të mirë shërbimi për qytetarët falë investimeve në infrastrukturë dhe pajisje të reja biomjekësore. Pas rehabilitmit të godinës, farmacisë dhe pavioneve ai ofron pajisje të reja në sallat e operacionit, në urgjencë dhe autoambulancë të re. J.p
Java botërore e ndërgjegjësimit për antibiotikët vjen me apelin për t’i përdorur vetëm kur janë…
Kryeministri Edi Rama zhvillon këtë të diel (24 nëntor) në Londër një takim me shqiptarët…
Kontrolle të shtuara për kapjen e personave të shpallur në kërkim si dhe për parandalimin…
DashiBëni kujdes në planin financiar, veçanërisht me sipërmarrjet e reja. Puna mund të ndihet paksa…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga…
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
This website uses cookies.