Categories: LajmeSociale

Koçiu: Risi përfshirja e punonjësit social si ekspert në gjykatë,  fuqizim i rolit edhe në administratë

Në kuadër të Ditës Botërore të Punës Sociale është mbajtur sot Forumi i Parë Kombëtar i Punonjësve Socialë “Fuqizojmë Punonjësit Socialë”, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Urdhri i Punonjësve Socialë në Shqipëri me mbështetjen e UNICEF, përmes programit “Askush të mos mbetet pas”, financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian, nëpërmjet EU4SI.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi rëndësinë e fuqizimit më tej të rolit të punonjësve socialë në sektorët jetikë në vend.

Ajo nënvizoi se Ministria e Shëndetësisë ka lobuar bashkë më Urdhrin e Punonjësve Socialë për t’i përshirë punonjësit socialë  në sistemin e drejtësisë.

Ministrja Koçiu tha se risi është përfshirja e profesionistëve socialë si ekspertë në gjykatë.

“Kemi punuar fort për të hapur fronte pune në sektorë të rëndësishëm dhe nuk flas këtu vetëm për kujdesin shëndetësor parësor, por edhe për atë spitalor, për edukimin, arsimin. Risi është përfshirja e punonjësit social edhe në sistemin e drejtësisë dhe do duhet që të lobojmë fort për ta përfshirë në fakt edhe në kulturën organizative të institucioneve të administratës publike”, deklaroi ministrja Koçiu.

Sipas saj, punonjësi social mund të kontribuojë për përmirësimin e mjedisit të punës në administratën publike.

“Me ne bota ecën përpara, vendi bëhet më i mirë, shoqëria bëhet më e mirë, familja bëhet më e mirë dhe bëjmë një vend të jetueshëm, solidarë ku jemi të gjithë bashkë, ku askush nuk mbetet pas dhe jam e bindur që do të vijojmë të bëjmë raste suksesi”, nënvizoi Koçiu.

Në sistemin e drejtësisë numërohen rreth 100 punonjës socialë që janë pjesë e strukturave për fëmijët në konflikt me ligjin, gjykatat, sistemin penitenciar etj,.

Gjatë këtij aktiviteti, ministrja Koçiu dha tre certifikata mirënjohje për Gëzim Tushe, Julinda Vokopola dhe Klaudio Pulaha për kontributin e tyre në rritjen e vlerave të Profesionit të Punës Sociale në vendin tonë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

16 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

16 hours ago

This website uses cookies.