Koçiu: Rreth 300 mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil

 Rreth 300 mjekë dhe infermierë do të jenë në shërbim të qytetarëve në 34 qendrat shëndetësore verore, te cilat janë hapur nga 1 qershori në shërbim të turistëve vendas e të huaj, nga Thethi në Ksamil.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale shembujt e tre infermierëve, të cilët shërbejnë në këto qendra shëndetësore verore.

Ervina, Bledari dhe Fatilba janë mjekët dhe infermierët të cilët bashkë me rreth 300 kolegët e tyre do të jenë në shërbim të qytetarëve në 34 Qendrat Shëndetësore verore, të cilat janë hapur nga 1 qershori në shërbim të turistëve vendas e të huaj, nga Thethi në Ksamil.

Në videon e publikuar nga Koçiu, infermierja Ervina Osmani theksoi se “punoj për herë të parë në qendrën shëndetësore verore “Currila” nga ku do të presim pushuesit tanë në këtë sezon turistik veror”.

Infermieri Bledar Myftari, i cili shërben në qendrën shëndetësore verore “Currila” u shpreh se është eksperienca e parë e tij në shërbim të turistëve.

“Është hera e dytë që shërbej në qendrat shëndetësore verore. Vitin e kaluar kam shërbyer në “Currila”, këtë vit shërbej në Hamallaj, e hapur për herë të parë”, tha doktoreshë Fatilba.

Qendrat e reja verore të çelura për herë të parë në 2024-n janë ato në Hamallaj, Radomirë, Jalë dhe Bogë.

Në veri të vendit funksionojnë 10 qendra, në Shqipërinë e Mesme 9 qendra shëndetësore dhe në zonën e jugut 15 të tjera.

Urgjenca ka vendosur në dispozicion të pushuesve 20 postacione fikse me autoambulanca në zonat turistike. Ndërsa për herë të parë shërbejnë në këtë sezon motoambulancat.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

13 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

13 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

14 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

14 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

14 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

14 hours ago

This website uses cookies.