Aktualitet

Koçiu: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me tumor

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu po merr pjesë në Ministerialin “Shkenca, teknologjia, aplikacionet bërthamore dhe Programi i Bashkëpunimit Teknik” organizuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) me fokus disa nga sfidat më urgjente dhe globale si ndryshimet klimatike, siguria ushqimore dhe shëndetësia.

Në fjalën e mbajtur gjatë këtij Ministeriali, ministrja u shpreh se teknologjia bërthamore ka një potencial në rritje që mund të na ndihmojë të gjejmë zgjidhje të përbashkëta, të përballueshme dhe të zbatueshme në shumë fusha, si siguria dhe mbrojtja ushqimore, ndryshimet klimatike, energjia e pastër, siguria e ujit dhe shëndetësia.

Në shëndetësi, aplikimet bërthamore janë në themel të politikave shëndetësore duke avancuar imazherinë diagnostikuese, trajtimin e kancerit dhe parandalimin e sëmundjeve në mënyrë që mund të shpëtojnë shumë jetë. Në Shqipëri, me mbështetje të vazhdueshme nga IAEA, po forcojmë shërbimet e mjekësisë bërthamore dhe po përmirësojmë rezultatet në trajtimin e kancerit në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit kundër Kancerit 2022–2030. Këto përpjekje kanë përmirësuar ndjeshëm si cilësinë ashtu edhe aksesueshmërinë e trajtimit të pacientëve me kancer në Shqipëri”, theksoi ajo.

Ministrja nënvizoi se “falë ndihmës nga IAEA, tani kemi një gamë të mirëdistribuar pajisjesh për imazherinë diagnostikuese, përfshirë radiografi, skanerë CT dhe imazherinë me rezonancë magnetike. Ky infrastrukturë ofron një nivel kujdesi që, mesatarisht, është krahasueshëm me shumë shtete të Evropës”.

Gjithashtu, Koçiu u shpreh se Shqipëria është një përfitues i mbi 60 projekteve të bashkëpunimit teknik me IAEA-në.

Partneriteti ynë zhvillohet në kuadër të procesit të integrimit në BE. Vetëm muajin e kaluar hapëm zyrtarisht bisedimet për anëtarësim. Unë besoj se ky moment historik reflekton jo vetëm aspiratat tona për integrim, por edhe angazhimin tonë për të përmbushur detyrimet tona ndaj Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në këtë kontekst, partneriteti ynë është thelbësor për arritjen e aspiratës tonë kombëtare për të qenë një anëtar i denjë i Bashkimit Evropian, duke bazuar zgjedhjet tona në teknologji, marrëveshje shumëpalëshe dhe përgjegjësi sociale”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Koçiu theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar me të gjitha partnerët dhe Agjencitë e Kombeve të Bashkuara që ndajnë të njëjtat qëllime.

“Shqipëria ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë një anëtar i angazhuar i komunitetit ndërkombëtar, duke qenë e gatshme për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në të gjitha fushat, përfshirë shëndetësinë, shkencën dhe energjinë bërthamore”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja mbërrin në Londër

Kombëtarja shqiptare udhëtoi të mërkurën drejt Londrës në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese për…

16 hours ago

Moti- Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

16 hours ago

OSBE: Partitë duhet ta kenë të qartë se Shqipëria është kandidate për në BE

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, në një intervistë ekskluzive dhënë për emisionin “Ngjarja…

16 hours ago

Berisha: Do i japim zgjidhjen përfundimtare çështjes së pronave

Kreu i PD-së, Sali Berisha, është shprehur se do të zgjidhë përfundimisht çështjen e kthimit…

16 hours ago

PD ka prezantuar kandidatët në Shkodër, Berisha: Kemi përballë narko-shtetin, ndaj është fushata më e rëndësishme e 34 viteve të fundit

Partia Demokratike ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet e 11 majit 2025 në qytetin e Shkodrës,…

16 hours ago

Bora zbardh zonat malore në vend, s’ka bllokime të rrugëve, rekomandohen goma dimërore

Reshjet e borës kanë përfshirë zonat malore të vendit. Në veri, reshjet e rëna gjatë…

2 days ago

This website uses cookies.