Koçiu thirrje bashkive: Aplikoni për Fondin Social 2025, fokusi të jenë shtresat në nevojë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, u ka bërë thirrje të gjitha bashkive në vend që të aplikojnë për Fondin Social 2025 për të përfituar shërbime për shtresat e ndryshme të popullsisë në nevojë.

Gjatë tryezës së dialogut të zhvilluar me kryebashkiakët pikërisht për emergjencat civile dhe ndihmat sociale, ministrja Koçiu u shpreh se shumë bashki ende nuk kanë aplikuar me projekte apo për marrjen e fondeve sociale.

“Bashkitë e kanë pasur pak në vëmendje ofrimin e shërbimeve sociale dhe në këtë kuptim angazhimi i përbashkët është për të shtrirë shërbimet sociale në gjithë territorin. Mund të sillni shembull bashkëpunimi për shërbime të ndryshme sociale. Kjo është një mundësi shumë e mirë mes bashkive. Nuk kemi marrë ende aplikime për Fondin Social 2025 që është hapur nga 25 shtatorit dhe do të jetë deri me 25 tetor. Përfitoni nga kjo mundësi se i shërben komuniteteve dhe njerëzve që vijnë në bashki për ndihmë për çështje të ndryshme”, tha Koçiu.

Duke u ndalur te shërbimet sociale, ministrja Koçiu tha se në 5 vitet e fundit është bërë një punë e madhe që të 61 bashkitë në vend të mund të ofrojnë të paktën një shërbim social. Sipas saj në 2018, 27 bashki nuk ofronin asnjë lloj shërbimi të tillë.

“Ta shfrytëzonim këtë dialog për të sjellë në vëmendje një instrument të rëndësishëm si ai i Fondit Social, që garanton bashkëfinancimin me pushtetin vendor dhe mistrisë për target grupe që janë në nevojë. Ky fond është një mekanizëm që aplikohet suksesshëm prej 5 vitesh dhe nëse do i referohemi në 2018 ne kishim 27 bashki pa asnjë shërbime social, ndërsa sot të gjitha bashkitë ofrojnë të paktën një shërbim social. Janë 73 shërbime të reja që ofrohen në 54 bashku dhe 8 qarqe”, tha Koçiu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.