Koçiu thirrje grave dhe vajzave: Vizitohuni pa asnjë kosto, parandaloni kancerin e gjirit

Screenshot-2024-12-10-090619-696x502

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë dhe vajzat, që të vizitohen në kohë dhe të parandalojnë kancerin e gjirit.

“Detyrat dhe impenjimet e shumta zënë ditën e çdo gruaje shqiptare, por shëndeti vjen i pari! Kjo, për të garantuar një jetë të gjatë dhe të shëndetshme pranë familjes. Lëri punët dhe ndalu pak; vizitohu për gjirin dhe parandalo kancerin e gjirit, sepse ia vlen të jetosh”, thotë në mesazhin e saj në rrjetet sociale, ministrja Koçiu.

Ministrja Koçiu ka bërë thirrje sensibilizuese në mënyrë të vazhdueshme për të gjitha gratë dhe zonjat në vend që të drejtohen në kohë te mjeku i familjes, të kryejnë kontrolle periodike, sepse në këtë mënyrë mund të parandalojnë në kohë kancerin e gjirit.

Përveç mjekëve të familjes, në 12 qytete të vendit janë plot 14 pajisje mamografie të shpërndara në dispozicion të çdo qytetari, pa asnjë kosto.

Kontrollet e rregullta janë thelbësore për luftën kundër kancerit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.