Kodheli në Bundestag: Procesi i Berlinit, instrument thelbësor për rrugën e Ballkanit Perëndimor në BE

384383477 636934621926669 7599190258423774149 n

384383477 636934621926669 7599190258423774149 n

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli mori pjesë në takimin për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor thirrur nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth.

Pjesëmarrës në takim ishin Kryetarët e Komisioneve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës si dhe Serbisë.

Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë në datën 16 tetor, por sipas Roth shkëmbimi i hapur dhe i sinqertë, së pari, në nivelin parlamentar do t’i shërbente çuarjes përpara të agjendës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i qeverisë gjermane është që ky rajon të integrohet sa më shpejt. Ky është vetëm takimi i pari i këtij lloji dhe ne do të vijojmë të intensifikojmë takime të tilla të këtij formati për ti dhënë hov shkëmbimeve dhe diskutimeve mes kolegëve në të njëjtën tryezë, duke u përpjekur të evitojmë diskutimet bilaterale dhe duke u fokusuar tek interesi i përbashkët i rajonit”, tha ai.

Kodheli pasi falënderoi Roth për ftesën dhe angazhimin, tha se, Procesi i Berlinit është një instrument thelbësor për rrugën e Ballkanit Perëndimor në BE.

Ajo tha se, Presidenca shqiptare për Procesin e Berlinit është fokusuar tek tema si siguria energjetike, agjenda e gjelbër, edukimi, digjitalizimi, siguria kibernetike si dhe në një plan investimesh.

Në takim mungonte Mali i Zi, si një vend i cili nuk ka formuar ende qeverinë pas zgjedhjeve të zhvilluara në vend.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.