Kodheli në Bundestag: Procesi i Berlinit, instrument thelbësor për rrugën e Ballkanit Perëndimor në BE

Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli mori pjesë në takimin për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor thirrur nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth.

Pjesëmarrës në takim ishin Kryetarët e Komisioneve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës si dhe Serbisë.

Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në Tiranë në datën 16 tetor, por sipas Roth shkëmbimi i hapur dhe i sinqertë, së pari, në nivelin parlamentar do t’i shërbente çuarjes përpara të agjendës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i qeverisë gjermane është që ky rajon të integrohet sa më shpejt. Ky është vetëm takimi i pari i këtij lloji dhe ne do të vijojmë të intensifikojmë takime të tilla të këtij formati për ti dhënë hov shkëmbimeve dhe diskutimeve mes kolegëve në të njëjtën tryezë, duke u përpjekur të evitojmë diskutimet bilaterale dhe duke u fokusuar tek interesi i përbashkët i rajonit”, tha ai.

Kodheli pasi falënderoi Roth për ftesën dhe angazhimin, tha se, Procesi i Berlinit është një instrument thelbësor për rrugën e Ballkanit Perëndimor në BE.

Ajo tha se, Presidenca shqiptare për Procesin e Berlinit është fokusuar tek tema si siguria energjetike, agjenda e gjelbër, edukimi, digjitalizimi, siguria kibernetike si dhe në një plan investimesh.

Në takim mungonte Mali i Zi, si një vend i cili nuk ka formuar ende qeverinë pas zgjedhjeve të zhvilluara në vend.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

7 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

7 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

7 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

7 hours ago

This website uses cookies.