Categories: LajmePolitikë

Kodi i ri Penal, Çela: S’kam dëgjuar shqetësime brenda sistemit. Kodi që kemi, i mirë

Kryeprokurori Olsjan Çela ka deklaruar se Shqipëria nuk ka nevojë për një Kod të ri Penal. Në fjalën e tij gjatë raportit vjetor të veprimtarisë së Prokurorit të Përgjithshëm gjatë vitit 2023, Çela theksoi se Kodi aktual Penal  mund të ketë nevojë vetëm për përmirësim të dispozitave, por i përgjigjet nevojave të kohës.

Ne jemi duke funksionuar sot me një kod penal që i është përgjigjur shqetësimeve, sfidave problemeve. Procesi ligjvënënës në Shqipëri ecën shpejt, kjo ka edhe problematikat e veta, por megjithatë, ne kemi një kod të plotë për t’iu përgjigjur luftës kundër kriminalitetit. Ngga lindi nevoja për një kod të ri penal, kush e ka hedhur idenë që ky kod nuk i përgjigjet nevojave të kohës?

Unë s’kisha dëgjuar shqetësime brenda sistemit që ky kod që kemi është i paplotë. Kjo është pikënisja e debati, nga doli?

Edhe nëse do themi po kemi nevojë për njnë kod të ri penal,. duhet të jepen argumente. Cila do jetë filozofia e kodit? Kjo kërkon debat të madh publik. Cila do jetë trajtimi që do i bëjmë çështjeve që kanë të bëjnë me narkotikët, për ashpërsimin apo lehtësimin e disa masave? Si jemi me botën sa i përket sanksioneve? Cilat do jenë modelet që do ndjekim?”, tha Çela.

Kryeprokurori sqaroi se Kodi aktual penal nuk krijon asnjë problem serioz në administrimin e shtetit, drejtësisë apo jetës shoqërore. Çela theksoi se po tentohet të bëhet një kod nga asgjëja.

“Pra, pa evidentuar problemet që kemi dhe si u përgjigjet Kodi i ri Penal, ne sot do duhet të kishim nga institucione të caktuara evidentimin e  çështjeve serioze në drejtim të aplikimit të ligjit penal i cili nuk është efikas në drejtim të goditjes së një fenomeni të caktuar. Unë s’kam informacion që kodi aktual penal po krijon probleme serioze në drejtim të administrimit e shtetit, të drejtësisë, të jetës shoqërore. Atëherë nëse s’kemi këtë të dhënë do bëjmë Kod nga asgjëja?

Kodi mund të ketë nevojë për sistemim të dispozitave, por kemi kod të mirë”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Sfida e Kodimit”- 16 shkollat nga 8 bashki garë në zhvillimin e aftësive teknologjike

“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…

2 hours ago

Orkestra Simfonike e RTSH mban sot koncertin me program të larmishëm

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…

3 hours ago

Kampionati i ping-pongut në QKF “Kujtim Alija”- Shpallen fituesit për djem e vajza, treguan cilësi edhe në këtë sport

Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër.  Aktiviteti është në…

3 hours ago

Remont në nënstacion, Lezha 12 orë pa energji – Kjo situatë  solli vështirësi për mijëra abonentë familjarë dhe biznese në të gjithë territorin

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…

3 hours ago

Europa League në RTSH: Goglat dhurojnë përballje interesante

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…

4 hours ago

PPE e njeh zyrtarisht si kryetar të PD, Berisha në Gjermani për Kongresin e CDU

Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…

4 hours ago

This website uses cookies.