Categories: AktualitetLajme

Kodi i ri Penal/ Drafti përfshin praktikat më të mira penale të shteteve të Evropës

Ministria e Drejtësisë pritet të ketë së shpejti në tavolinë draftin e propozuar për ndryshimet e reja në Kodin Penal, që vijnë 28 vite pas miratimit në janar të vitit 1995 të Kodit Penal në Republikën e Shqipërisë.

Këtë të enjte grupi i punës, i udhëhequr nga  profesor Arben Rakipi,  ka prezantuar draftin e përgatitur para ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja në Pogradec, aty ku ekspertët kanë qëndruar përgjatë kësaj kohe.

Vit pas viti kodi penal ka pësuar mbi 30 herë ndryshime përmes amendimeve dhe shtesave të vazhdueshme në përgjigje të nevojës së tranzicionit shoqëror dhe ekonomik të vendit.

Nga  362 nene në kohën e miratimit, Kodi Penal ka sot ka mbi 600 nene, ku është  konstatuar mungesë e harmonizimit të përmbajtjes së Kodit Penal, veçanërisht për sa i përket llojeve dhe masave të dënimeve për çdo vepër penale bazuar në rrezikshmërinë e saj. Ndryshimet e reja pritet të prekin të gjitha fushat.

Ministria e drejtësisë bën të ditur se në draft janë përfshirë  praktikat më mira penale të shteteve të Evropës, akteve ndërkombëtare ku Shqipëria aderon prej vitesh, si dhe standardet e jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Gjykatës së Lartë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

7 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

7 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

7 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

7 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

8 hours ago

This website uses cookies.