Categories: LajmePolitikë

Kodi i ri Penal-Manja: Drafti për konsultim publik në fillim të 2024, një prej hapave më të rëndësishëm

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka deklaruar se Kodi i ri Penal, drafti i të cilit do i nënshtrohet konsultimit publik në fillim të vitit 2024, është një prej hapave më të rëndësishëm.

Sa i përket ndryshimeve ligjore, Manja u shpreh se busulla mbetet ruajtja dhe avancimi i qasjes inovatore që Kushtetuta përqafoi me vendosjen si taban kushtetues, standardet e konventës evropiane të të drejtave të njeriut.

Ministri garantoi se parashikimet e reja lidjore do adresojnë kategoritë e veprave penale me ndjeshmëri të lartë sociale dhe pasoja të shtuara për shoqërinë.

Legjislacioni të ndjekë hapin e kohës. Kodi I ri penal, drafti I të cilit me fillimin e vitit të ri do i nënshtrohet konsultimit publik, një prej hapave më të rëndësishëm. Do garantojmë se parashikimet e reja ligjore, të adresojnë me përqasje të përforcuar ndëshkuese të gjitha kategoritë e veprave penale me ndjeshmëri të lartë sociale dhe pasoja të shtuara për shoqërinë, si për shembull: dhuna në familje apo dhuna me bazë gjinore.

Sot lind nevoja të ndryshojmë disa dënime drejt një qasje më pak represive për veprat penale që sjellin pasoja të lehta, duke  marrë në konsideratë edhe përvojat më të mira të vendeve të BE-së. Këto ndryshime ligjore e të tjera të planifikuara në vijim, busulla jonë mbetet ruajtja dhe avancimi i qasjes inovatore që Kushtetuta jonë përqafoi me vendosjen si taban kushtetues standardet e konventës evropiane të të drejtave të njeriut”, u shpreh ministri gjatë fjalës së tij në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

4 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

4 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

4 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

4 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

5 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.