Kodimi, 10 shkolla të Shkodrës pjesë e programit
Vitin e shkuar këta fëmijë u njohën për herë të parë me termin kodim. Janë nxënës të shkollës “Adem Haxhija” në Postrribë. Sipas mësuesit, qëllimi kryesor është “mësimi përmes lojës”.
Vetë nxënësit e pëlqejnë kodimin , që në klasat e para dhe të dyta mësohet përmes kalimit të sfidave në lojëra të ndryshme…
Vitin e shkuar në Shkodër, pjesë e programit të kodimit u bënë 4 klasa. 3 në qytet dhe një në fshat. Këtë vit, sipas drejtueses së Zyrës Vendore Arsimore, Brisel Kadija, ky program do të vijojë në 10 shkolla.
Mësuesit, që japin lëndën, trajnohen rregullisht për të qenë të përditësuar më metodat e posaçme didaktike që kjo lëndë kërkon. Hapat e parë të kodimit kompjuterik nxënësit po i marrin përmes Platformës Code Monkey. Në gjithë Shqipërinë janë 446 institucione arsimore publike dhe private ku po zbatohet kjo platformë për nxënësit e klasave të para dhe të dyta.