DRTK Shkodër, në vazhdën e prezantimit të pasurive arkeologjike të arealit verior, sjell të dhëna për Kodrën e Akrolisit që vendasit e njohin si e T’Shëlbuemit.
Kodra rrëzohet drejt perëndimit, drejt pllajës që pararend Akropolin e Lisit, me pjerrësi tepër të madhe. Në anët e tjera shpatet e zbresin me butë në fushë. Nga maja ka një horizont të gjerë që nga liqeni i Shkodrës e deri në Durrës.
Akrolis/Lis përmendet në shkrime të lashta nga Polybi: “Filipi V pasi arriti në vend vuri re se Lisi ishte përforcuar shumë mirë… nga natyra dhe dora e njeriut. Akrolisi që ishte pranë kishte lartësi aq të madhe dhe ishte aq i fortë, sa që dhe një sy të vetëm të hidhte njeriu do të kuptonte se pushtimi i tij ishte i pamundur”.
Mali i Shëlbuemit, përfundon me një syprinë kurrizore 300 x 60 m. Ky konfiguracion kushtëzoi trasenë e murit i cili ndjek skajet e kurrizit duke rrethuar një sipërfaqe prej 1,50 hektarësh. Në trasenë e mureve dallohen dy faza nga të cilat e para e periudhës I të hekurit. Muret e fazës së I i përmbahen me valëzime të lehta të njëjtit reliev. Muret, 3,20 m të gjerë, përbëhen nga dy këmishë me blloqe prej guri gëlqeror të thyer, por të palatuar, në formë paralelopipedi dhe mbushja e mesit, me gurë të papunuar dhe çakëll.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.