Koeman: Ndeshje e madhe, nuk kam preferenca për kundërshtarin në çerekfinale

Ronald Koeman komentoi fitoren e Holandës ndaj Rumanisë, e cila i dha kualifikimin për në çerekfinale të Euro 2024:
“Luajtëm shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndoshta në dhjetë minutat e para na duhej të çlironim pak tensionin. Ne luajtëm mirë në hapësirat që u krijuan në të djathtë dhe krijuam disa rreziqe e mbrojtëm shumë mirë ajo që duhej të kishim kujdes, ishte rreziku që Rumania të krijonte nga një goditje e lirë.
Kundërshtari në çerekfinale? Nuk kam preferenca, për ne njësoj është si Austria edhe Turqia”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Holandës.