Koha më e mirë për vaksinën ndaj gripit, ISHP: Javën e ardhshme do të vijnë edhe 5800 doza anti-covid

Afro 280 mijë doza vaksinë janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit për të vaksinuar  të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut.  Ndërkohë, gripi sezonal ende nuk ka ardhur drejtues të Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo është periudha më e mirë për kryerjen e vaksinën anti-grip.

Gjatë të gjithë sezonit dimëror deri në periudhën e fund marsit mund ta aplikojë çdo qytetar vaksinimin. Nuk kemi evidentuar asnjë rast gripi në territor dhe është shumë që nuk ka qarkullim dhe krijojmë një mbrojtje paraprake për të qenë të mbrojtur gjatë sezonit të dimrit”, u shpreh Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.

Por krahas vaksinës së gripit, javën e ardhshme pritet të vijnë edhe 5800 doza anti-covid për nënvariantet e reja të omikronit si pjesë e planit përgatitor për grupet në risk.

Interesi përkundrejt Covid-19 është zbehur janë shumë faktorë që është zbehur por duhet të theksojmë se Covid-19 nuk është më një sëmundje sezonale virale por shfaqet gjatë të gjithë vitit”, u shpreh Tomini.

Por krahas virozave klasike të  vjeshtës edhe Covid është në qarkullim. Për ekspertët e Shëndetit publik kjo sëmundje infektive virale tashmë nuk ka stinë. Vaksina e gripit dhe Covid mund të aplikohet në të njëjtën ditë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.