Afro 280 mijë doza vaksinë janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit për të vaksinuar të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut. Ndërkohë, gripi sezonal ende nuk ka ardhur drejtues të Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo është periudha më e mirë për kryerjen e vaksinën anti-grip.
“Gjatë të gjithë sezonit dimëror deri në periudhën e fund marsit mund ta aplikojë çdo qytetar vaksinimin. Nuk kemi evidentuar asnjë rast gripi në territor dhe është shumë që nuk ka qarkullim dhe krijojmë një mbrojtje paraprake për të qenë të mbrojtur gjatë sezonit të dimrit”, u shpreh Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.
Por krahas vaksinës së gripit, javën e ardhshme pritet të vijnë edhe 5800 doza anti-covid për nënvariantet e reja të omikronit si pjesë e planit përgatitor për grupet në risk.
“Interesi përkundrejt Covid-19 është zbehur janë shumë faktorë që është zbehur por duhet të theksojmë se Covid-19 nuk është më një sëmundje sezonale virale por shfaqet gjatë të gjithë vitit”, u shpreh Tomini.
Por krahas virozave klasike të vjeshtës edhe Covid është në qarkullim. Për ekspertët e Shëndetit publik kjo sëmundje infektive virale tashmë nuk ka stinë. Vaksina e gripit dhe Covid mund të aplikohet në të njëjtën ditë.
Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…
Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…
Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…
Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…
Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…
This website uses cookies.