Giorgio Chiellini
Giorgio Chiellini e ka vendosur: do të tërhiqet nga futbolli I luajtur. Ish-mbrojtësi I Juventusit dhe kombëtares italiane të futbollit do të mbyllë karrierën e tij në 31 dhjetor, datë kur përfundon kontrata që e lidh me klubin e Los Angeles FC.
Ishte vetë lojtari që disa ditë më parë la të kuptohej që finalja e MLS-së e humbur përballë Columbus Crew mund të ishte ndeshja e tij e fundit në karrierë. Tashmë mbetet vetëm zyrtarizimi i tërheqjes nga fusha e blertë.
Chiellini largohet pas 23 sezonesh si futbollist profesionist, 17 prej të cilëve me fanellën e Juventusit, klub me të cilin ka luajtur 561 ndeshje (I treti në renditjen e lojtarëve me më shumë ndeshje, pas Del Piero dhe Buffon) dhe ka shënuar 36 gola gjatë viteve 2005-2022.
Mbrojtësi ka fituar 9 tituj kampion Italie (radhazi), 5 Kupa dhe 5 SuperKupa të Italisë si dhe një titull kampion në MLS. Me kombëtaren italiane ka luajtur 117 ndeshje, 22 prej të cilave me shiritin e kapitenit në krah. Mes këtyre sigurisht edhe finalen e Euro 2020 , ku ngriti në qiell trofeun e kampionëve të Europës.
E ardhmja jashtë fushës mbetet për tu parë, por siç vetë ai ka lënë të nënkuptohet pritet që të marrë një rol drejtuesi në klubin bardhezi dhe tifozët e Juventusit mezi presin që një legjendë si ai të kthehet në klub.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.