Koha për të mbjellë grurë…! / Shimaj: Pritet të mbillen rreth 1300 ha
Aktualisht për fermerët koha me diell është e përshtashme për mbjelljen e grurit. Përgjegjësi i bimësisë pranë Agjensisë së Ekstensionit Bujqësor , Hylvi Shimaj, thotë se janë mbjellë rreth 300 hektarë, ndërsa pritet të mbillen edhe 1000 të tjerë në ditët vijuese
Lajm i keq për fermerët është mungesa e subvensioneve këtë vit, për shkak se Ministria e bujqësisë nuk ka hapur thirrje për subvensionimin e grurit. Ekspertët kanë këshilluar fermerët që të shfrytëzojnë ditët me diell për mbjelljen e grurit i cili ka afat të përshtatshëm deri në mesin e muajit nëntor. Një hap i rëndësishëm gjatë procesit të mbjelljes së grurit është edhe zgjedhja e farës ku Shimaj thotë se janë këshilluar fermerët mbi këtë proces si dhe çeljen e kanaleve kulluese