Koka: Opozitës nuk i ka mbetur rrugë tjetër. Logu: PD distancohet. Ata protestojnë për Berishën

a48f9bdf5a9641e6bd7142e15c7c2b4f

a48f9bdf5a9641e6bd7142e15c7c2b4f

Në emisionin ‘3D’ në RTSH të drejtuar nga Alban Dudushi, ka pasur një përplasje mes anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Besart Logu dhe gazetarit, Bledian Koka.

Shkak për këtë ka qenë sjellja e deputetëve të Rithemelimit në Kuvend, duke hypur nga dritaret për të hyrë në Kryesinë e Kuvendit.

Sipas Logut, në vlerësimin e PD-së, kjo sjellje largon votuesit.

“Ekstremizimi nuk i shërben PD-së. “Të mos fshihemi pas gishtit”. Është një hall i Sali Berishës dhe bëhet për hall të tij. Prepotencën e Berishës duhet ta pranojmë për sa kohë është në krye të këtyre 12 deputetëve që hynë nga dritaret. Nuk ishin as aleatët e tij në këtë përpjekje, as PL-ja. Nuk  mund të presim që PD të mbështesë Berishën për hallet e tij.”, tha Logu.  

Ndërsa Koka ka pyetur se çfarë shqetësimi ka kjo që i thotë vetes PD në lidhje me aksionin e opozitës?

“A ka shqetësimin se këtu nuk respektohet Kushtetuta? Kërkesat e 35 deputetëve, kushdo qofshin ata, a janë legjitime sipas Kushtetutës që parashikon se si ngrihen komisionet hetimore? PS, në një mbledhje të fshehtë, ka refuzuar që të japi një zgjidhje për kërkesat e opozitës. Janë ezauruar të gjitha rrugët institucionale për të kërkuar të drejtat elementare të sanksionura jo në rregulloren e Kuvendit por në Kushtetutë. Lindita Nikolla e Rama e dinë se çfarë thotë Kushtetuta. Nuk është halli te Berisha, por që vendi të ketë një krizë artificiale politike.”, tha Koka.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.