KOKSH, marrëveshje bashkëpunimi

KOKSH

KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut kanë firmosur marrëveshjen e tyre të bashkëpunimit. Gjithçka ka ndodhur të premten në mesditë, ndërsa firmat janë hedhur nga presidenti Fidel Ylli dhe Daniel Dimevski. Si Ylli, ashtu dhe Dimevski kanë treguar dhe se çfarë përmban kjo marrëveshje dhe sa e mundur është krijimi i një Komiteti Olimpik të përbashkët ballkanik.

Është bërë një punë e madhe në vendet tona dhe tani jemi gati të bëhemi pjesë e këtij projekti ambicioz dhe dua t’i siguroj njerëzit në Shqipëri se na presin momente të mrekullueshme sportive, sepse siç themi, sporti, magjia e sportit, i bashkon njerëzit. Ky është një nga privilegjet e mëdha që kemi, ne jemi shumë më përpara politikës”, thotë Dimevski

“Ideja që kemi hedhur ne si Komitet Olimpik është përqafuar nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Komitetet e tjera olimpike të rajonit. Në muajin dhjetor ne do të ulemi kur të bëhet mbledhja e bordit ekzekutiv që të kemi mundësinë që të bëjmë një Komitet të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Ylli.

A është e mundur që në një të ardhme të shpejtë të kemi dhe Lojërat Olimpike Ballkanike? Ylli e ka një përgjigje

“Ne duam që edhe Kosova, edhe Serbia, por edhe Bosnje-Hercegovia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që të gjashtë vendet e Ballkanit të kapërcejnë ngërcin dhe sporti të jetë pa kufi”, thotë presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Kjo marrëveshje me Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut është e radhës që Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nënshkruan si një mundësi bashkëpunimi me të gjithë botën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.