84 vite më parë ndërroi jetë mjeshtri i pikturës shqiptare, Kolë Idromeno.
“Kjo figurë emblematike, jo vetëm i dha qytetit të Shkodrës aromë bukurie qytetare evropiane, po hapi rrugën e zhvillimit të artit pamor modern shqiptar”, shkruan DRTK Shkodër në një publikim online, në nder të Idromenos.
I vlerësuar si themeluesi i pikturës realiste shqiptare, Kolë Idromeno njihet gjithashtu si arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant e kompozitor. Mban titullin “Piktor i Popullit”.
Ishte i pari që realizoi shfaqjet kinematografike në Shqipëri, në 1919. Në vitin 1883 realizoi tablonë “Motra Tone” që është dhe vepra e parë e rëndësishme realiste në pikturën shqiptare të periudhës së Rilindjes dhe Pavarësisë.
Kolë Idromeno rrjedh prej një familjeje çame të ardhur nga Parga e Greqisë e të vendosur në Shkodër. Mësimet e para të artit i mori në studion e Pietro Marubbi-t, gjë që e vuri në kontakt me mediumin më të ri të kohës, fotografinë. Në moshën 16-vjeçare më 1875, ai shkon në Venecia ku kalon një periudhë të shkurtër studimi në Akademinë e Arteve të Bukura e më pas pranë studios së një artisti venecian. Pas kësaj përvoje, më 1878 ai kthehet në Shkodër ku shfaq interesat e dhuntitë e tij në disa fusha. U bë i njohur për projektet arkitektonike të një sërë ndërtesash publike e private në Shkodër si Kafja e Madhe, Banka Kombëtare, disa shtëpi në dy rrugët kryesore të qytetit. Arkitektura që propozon ai sjell disa tipare perëndimore kundrejt arkitekturës orientale që kishte depërtuar ndër shekuj.
Fondi i tij fotografik numëron 1300 negativë në xham në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe rreth 100 në Muzeun “Marubi”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…
Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Emisioni radhës “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…
Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…
This website uses cookies.