Kolegji Europës në Tiranë/ Gati hapja e rektoratit dhe ambienteve logjistike
Hapja e degës së Kolegjit të Europës në Tiranë pritet të ndodhë në tetor pikërisht siç u premtua në dhjetorin e kaluar.
Liderët e BE-së dhe ata të rajonit ndërsa do të mblidhen në kryeqytetin shqiptar për të parin Samit të Procesit të Berlinit, jashtë BE, do të shënojnë edhe mbajtjen e një premtimi brenda disa muajve, duke kujtuar me këtë fillimin e viteve 2000 kur dega e vetme e kolegjit pasuniversitar që përgatit liderët e Be-së u hap në Poloninë që tërhoqi gjithë bllokun e parë të lindjes për anëtarësim.
Një diplomë udhëheqësish europianë me emrin e Tiranës të certifikuar nga kolegji i Europës, së bashku me angazhimin e Federika Mogerinit, do ta kthejnë Shqipërinë edhe në referencë universitare për vendin e rajonin, mendon drejtuesi lëvizjes europiane në Shqipëri.
Televizioni publik ka mësuar vendin e selisë së parë logjistike të Kolegjit të Europës në ambientet e Piramidës, ndërkohë që një strukturë e plotë universitare do të ndërtohet nga e para nga vetë Bashkimi Europian.