Categories: LajmePolitikë

Kolegji i Evropës në Tiranë, Mogherini: Studime si në të gjitha kolegjet evropiane

Rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, tha të hënën në Tiranë se Kolegji i Evropës do të nisë aktivitetin vitin e ardhshëm.  Në ceremoninë e organizuar për përurimin e Kolegjit të Evropës, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Mogherini tha se “po përurojmë zyrën e parë të Kolegjit të Evropës që do të udhëheqë rrugën për ngritjen e degës sonë, që do të nisë aktivitetin shtatorin e ardhshëm 2024- 2025″. 

“Do të doja të falënderoj ata që bënë të mundur një gjë të tillë, miqtë e partnerët tanë shqiptarë, Kryeministrin Edi Rama, qeverinë, kryetarin e bashkisë të gjithë miqtë që për pak muaj kanë bërë të mundur këtë gjë dhe ato çfarë do vijnë. Pas kësaj zyre do të kemi rezidencën për studentët, klasat dhe objektin për mësimdhënie”, tha Mogherini.

Ajo falënderoi edhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe institucionet evropiane.

“E gjithë kjo nisi më pak se një vit më parë në samitin BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë. Për mua është diçka që më bën krenare që institucionet bëhen bashkë për ta bërë një gjë të tillë realitet”, tha Mogherini.

Mogherini u shpreh se “falënderoj kryetarin e bashkisë së Tiranës që do të na mirëpresë ne, studentët e fakultetin tonë në vitet që do vijnë”.

“Ky kolegj do të sjellë studentë nga i gjithë vendi, nga gjithë rajoni e Europa e më tej dhe do të studiojnë si në të gjitha kolegjet e tjera në vende të Evropës. Është një kënaqësi për mua, sepse do të më japë mundësinë të vizitoj rajonin dhe për të ndenjur në këtë vend shumë të bukur”, tha Mogherini.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

7 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

7 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

7 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

7 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

7 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

8 hours ago

This website uses cookies.