Kolegji i Evropës në Tiranë, von der Leyen: Studentët e sotëm, ambasadorë të ardhshëm të BE
Përurimi të hënën i Kolegjit të Evropës në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ka sjellë mesazhe të qarta të mbështetjes së liderëve të BE-së për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, por edhe të vlerave që përfiton vetë Evropa nga ky integrim.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, në fjalën e saj theksoi se në dhjetor të vitit të kaluar kur kryeministri Rama solli idenë që një kolegj i tillë të hapet edhe në Tiranë, ishte një ide shumë e mirë.
“Na u desh vetëm 9 muaj që të mbërrinim në këtë finalizim. Dhe kjo u bë e mundur nga rektorja Mogerini. Do të kemi studentë nga gjithë Ballakni Perëndimor dhe Evropa. Do të kemi të rinj të sotëm që do të jenë ambasadorë të ardhshëm të Evropës Perëndimore.”- the presidentja e KE-së.
Sipas saj, gjithnjë e më shumë është thënë kohët e fundit se studentët po formësojnë Evropën, por ata do të ndihmojnë edhe në formësimin e BE-së.
“Studentë nga e gjithë Evropa mund të marrin pjesë në Tiranë. Kjo është fantastike. Kjo është një dhuratë madhore që Tirana i jep BE-së.”, tha Ursula von der Leyen.