Kolegji i Mbrojtjes e Sigurisë, Peleshi: Mbyllen me sukses 2 kurse, rritje e cil…

Kolegji i Mbrojtjes e Sigurise Peleshi Mbyllen me sukses 2
Kolegji i Mbrojtjes e Sigurisë, Peleshi: Mbyllen me sukses 2 kurse, rritje e cilësisë së oficerëve
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka ndarë mëngjesin e të premtes pamje nga ceremonia e përfundimit të dy kurseve të Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi thekson se kurset u përmbyllën me sukses dhe ndihmojnë në rritjen e cilësisë së oficerëve.
“Dy nga kurset më të rëndësishme në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë u përmbyllën me sukses. Ky institucion i rëndësishëm padyshim ka ndihmuar në rritjen e cilësisë së oficerëve tanë.”, thekson Peleshi.
“61 efektivë, 17 prej tyre nga rradhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin pjesë e Kursit të Lartë të Oficerit dhe Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm.”, bënë të ditur Ministri i Mbrojtjes.
“Kolegji ynë ndjek modelet të mira ndërkombëtare dhe është i hapur për të pritur gjithnjë e më shumë kursantë të huaj nga vendet aleate, dhe padyshim vëllezërit tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës. “, përfundoi Peleshi.