Në Muzeun Etnografik të Budapestit ekzistojnë rreth 300 objekte si bizhuteri dhe veshje shqiptare të cilat i janë shitur dikur këtij muzeu nga një tregtar me emrin Paolo Lazza. Për të mësuar më shumë rreth këtij personi, muzeu i Budapestit u vu në kontakt me Muzeun e Fotografisë “Marubi” dhe pas një hulumtimi të përbashkët u arrit të zbulohet se bëhet fjalë për tregtarin shkodran Palokë Laca, pasardhësit e të cilit jetojnë në Shkodër dhe Itali.
Drejtori i “Marubit”, Bedeni, pak ditë më parë zhvilloi një vizitë dyditore në Muzeun Etnografik të Hungarisë ku pau nga afër koleksionin.
300 objektet e shitura dikur nga tregtari shkodran, do të jenë pjesë e një ekspozite e cila pritet të hapet në qershor të këtij viti në “Marubi”.
Gjatë vitit që lamë pas, ishin vetë muzeologët hungarezë ata që vizituan Shkodrën me qëllim hulumtimin më në detaje të figurës së tregtarit shkodran Palokë Laca.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, dhe kreu i Prokurorisë së Përgjithshme,…
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha hapi sot takimin e radhës së Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe…
Dy anije të klasit “Vedeta 2000” i shtohen flotës së shtetit shqiptar falë bujarisë së…
Egnatia e Vllaznia ecin me hap titulli në krye të renditjes, me vetëm dy pikë…
Vëzhguesit ndërkombëtar kanë bërë një pasqyrë, lidhur me procesin zgjedhor të një dite më parë…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…
This website uses cookies.