Kolektori në “Mark Lula”, vatër epidemie -Banorët: Është e nevojshme ndërhyrja për pastrimin e kanaleve
Kjo është gjendja ku ndodhet sot kolektori i lagjes “Mark Lula”, i cili është kthyer në vatër të rrezikshme epidemie.
Ky kolektor përfundon në shtratin e Kirit përballë Kuçit.
Në periudha me temperatura të larta, përhapja e infeksioneve nga kjo zonë, kercënon qindra familje dhe një qendër banimi të komunitetit rom.
Përveç këtij kolektori mungesa e pastrimit të një kanali kullues në afërsi të kësaj zone, është kthyer në problem të vazhdueshëm për banorët e lagjes “Tepe”.
Ka më shumë se 5 vite që kanali kulles në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës dhe kolektori i lagjes “Mark Lula”, nuk kanë njohur aksion pastrimi thonë banorët.