Kolektori në qendër të Shkodrës – Kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet e nisura prej ditësh

kolektori qender

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në qendër të qytetit në rikonstruskionin e kolektorit që rezultonte prej vitesh i dalë jashtë funksionit dhe i pa lidhur me pjesën tjetër të këtij kolektori.

Kryebashkiaku Benet Beci është njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve, nga inxhinjerët e Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës kanalizimeve.

Në intervistën e dhënë për mediat, Kryetari i Bashkisë Benet  Beci u ndal tek domosdoshmëria e kësaj ndërhyrjeje e cila zgjidh përmbytjen që shkaktohej në qendër të qytetit dhe pranë pedonales “Kolë Idromeno”.

Gjithashtu, pas përfundimit të ndërhyrjes nëntokësore i gjithë sheshi do të riasfaltohet.

Problematika e kolektorëve në qytetin e Shkodrës po nxjerr në pah çdo ditë, problemet e mbartura, por edhe mungesën e ndërhyrjeve në këto pika të rëndësishme për kullimin dhe largimin e ujërave të shiut nga rrugët e Shkodrës.

 Bashkia Shkodër pas kolektorit të Draçinit ka ndërhyrë edhe në dy zona të tjera të qytetit për sistemimin e tyre duke zgjidhur një nga problemet disa vjeçare të Shkodrës atë të përmbytjes së rrugëve sa herë kishte reshje intensive shiu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.