Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në qendër të qytetit në rikonstruskionin e kolektorit që rezultonte prej vitesh i dalë jashtë funksionit dhe i pa lidhur me pjesën tjetër të këtij kolektori.
Kryebashkiaku Benet Beci është njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve, nga inxhinjerët e Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës kanalizimeve.
Në intervistën e dhënë për mediat, Kryetari i Bashkisë Benet Beci u ndal tek domosdoshmëria e kësaj ndërhyrjeje e cila zgjidh përmbytjen që shkaktohej në qendër të qytetit dhe pranë pedonales “Kolë Idromeno”.
Gjithashtu, pas përfundimit të ndërhyrjes nëntokësore i gjithë sheshi do të riasfaltohet.
Problematika e kolektorëve në qytetin e Shkodrës po nxjerr në pah çdo ditë, problemet e mbartura, por edhe mungesën e ndërhyrjeve në këto pika të rëndësishme për kullimin dhe largimin e ujërave të shiut nga rrugët e Shkodrës.
Bashkia Shkodër pas kolektorit të Draçinit ka ndërhyrë edhe në dy zona të tjera të qytetit për sistemimin e tyre duke zgjidhur një nga problemet disa vjeçare të Shkodrës atë të përmbytjes së rrugëve sa herë kishte reshje intensive shiu.
Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…
Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…
Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…
Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…
This website uses cookies.