Koliqi, personaliteti i letrave shqipe / Ai dha një kontribut të madh edhe në përhapjen e arsimit shqip
Ernest Koliqi, ky personalitet i letrave shqipe, do të shquhet si poet, prozator, përkthyes e dramaturg i zoti. Ai ishte krijuesi i novelës moderne shqiptare. Në poezitë dhe prozat e tij ai “prekte” shpirtin e Shkodrës dhe atdheut. Dy nga veprat e tij të mëdha ishin “Tregtar flamujsh” dhe “Hija e maleve”. Muzikaliteti në të shkruar ishte një nga karakteristikat që dallohej qartë tek Koliqi.
Tek ai do të spikasnin edhe cilësi të tjera.
Me emrin e Koliqit lidhet edhe figura e një pedagogu dhe studiuesi që dha kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e edukimit dhe arsimit duke ndikuar drejtpërdrejtë në hapjen e shkollave shqipe në Kosovë. Megjithatë prej disa vitesh ai ka një hapësirë të pakët në kurrikulat shkollore.
Koliqi ishte një nga shkrimtarët e paktë të letërsisë shqipe, i çertifikuar. Kjo pasi ai u doktorua në Padova të italisë me diplomë universitare për Letërsi. Koliqi është themeluesi i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë e më vonë në Itali si dhe katedrën e letërsisë shqipe në “La Sapienza” të Romës.