Kolla e zgjatur tek fëmijët shton ankesat e prindërve – Mjekët këshillojnë diagnozë diferenciale përmes tamponit
Një kollë e zgjatur tek fëmijët mbi 6 javë, e vështirë për t’u diagnostikuar dhe që nuk reagon as nga mjekimi është ankesa më shpeshtë që po haset sot tek prindërit. Pediatërit shpesh ngrenë dyshimet të forta se kemi të bëjmë më një kollë alergjike, duke i orientuar për vizitë tek specialist por këta të fundit sugjerojnë diagnozë diferenciale për kollën e mirë.
“Një kollë e zgjatur që nuk reagon as nga mjekimi, qoftë edhe me antialergjik, mjekëve pediatër ju është ngritur dyshimi se kemi të bëjmë me një alergji të laringut , të nazofaringut që kërkon specialist dhe kur vijnë fëmijët, ne shohim që jo domosdoshmërish kjo kollë është nga alergjia. Ka viroza të gjata dhe agresive që japin hiperaktivite të laringut , por nuk duhet të harrojmë diagnozën diferenciale. Kur kemi kolla të zgjatur ose laringite të zgjatura me patjetër duhet të bëjmë diagnozë diferenciale për kollën e mirë dhe kjo bëhet duke kontaktuar organet kompetente për të mundësuar një tampon faringial“, tha Alekerta Brianji.
Vaksinimi ndaj kësaj kolle është një mbrojte e mirë por kjo nuk të bën të paprekshëm ndaj këtij virusi.
“Kolla zgjat 4-6 javë. Kur janë të pavaksinuar kjo kollë aktivizon laringitin akut agresiv dhe i ccon fëmijët deri në asfiksi. Fëmijët e vaksinuar mund të infektohen me këtë virus por kuadri klinik që bëjnë është që ka karakteristikë të ashpërsohet në mbrëmje“, tha Alekerta Brianji.
Kolla alergjike shoqërohet me lotim dhe acarim të hundëve , shenja këto që te kolla e mirë nuk janë prezent, dhe situata bëhet kronike sa herë jemi në kontakt me shkaktarët.