Categories: LajmeSociale

Kolla e zgjatur tek fëmijët shton ankesat e prindërve – Mjekët këshillojnë diagnozë diferenciale përmes tamponit

Një kollë e zgjatur tek fëmijët  mbi 6 javë, e vështirë për t’u diagnostikuar dhe që nuk reagon as nga mjekimi është ankesa më shpeshtë që po haset sot tek prindërit. Pediatërit shpesh ngrenë dyshimet të forta se kemi të bëjmë më një kollë alergjike, duke i orientuar për vizitë tek specialist por këta të fundit sugjerojnë diagnozë diferenciale për kollën e mirë.

“Një kollë e zgjatur që nuk reagon as nga mjekimi, qoftë edhe me antialergjik, mjekëve pediatër ju është ngritur dyshimi se kemi të bëjmë me një alergji të laringut , të nazofaringut që kërkon specialist dhe kur vijnë fëmijët, ne shohim që jo domosdoshmërish kjo kollë është nga alergjia. Ka viroza të gjata dhe agresive që japin hiperaktivite të laringut , por nuk duhet të harrojmë diagnozën diferenciale. Kur kemi kolla të zgjatur ose laringite të zgjatura me patjetër duhet të bëjmë diagnozë diferenciale për kollën e mirë dhe kjo bëhet duke kontaktuar organet kompetente për të mundësuar një tampon faringial“, tha Alekerta Brianji.

Vaksinimi ndaj kësaj kolle është një mbrojte e mirë por kjo nuk të bën të paprekshëm ndaj këtij virusi.

“Kolla zgjat 4-6 javë. Kur janë të pavaksinuar kjo kollë aktivizon  laringitin akut agresiv dhe i ccon fëmijët deri në asfiksi. Fëmijët e vaksinuar mund të infektohen me këtë virus por kuadri klinik që bëjnë është që ka karakteristikë të ashpërsohet në mbrëmje“, tha Alekerta Brianji.

Kolla alergjike shoqërohet me lotim dhe acarim të hundëve , shenja këto që te kolla e mirë nuk janë prezent, dhe situata bëhet kronike sa herë jemi në kontakt me shkaktarët.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ushtarakët e Kolegjit të Mbrojtjes vizitojnë RTSH – Njihen me rolin e medias në komunikimin publik

Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…

12 hours ago

Kupa, Vllaznia përballë Elbasanit – Hidhet shorti, ndeshje interesante në çerekfinale

Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…

12 hours ago

Lamtumirë legjenda Sabah Bizi – Mijëra persona kanë bërë homazhe në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…

12 hours ago

Zhvillimi i artit muzikor në Shkodër – Muzikologu Gjyrezi ndalet tek ahengu shkodran dhe studimin e tij

Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…

12 hours ago

Përdorimi i drogës në moshë të re – Dita e të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës, flet neuropsikiatri Gjon Preçi

17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës.  Neuropsikiatri…

12 hours ago

Komplikacionet në shëndetin e mushkërive  – Flet mjekja pneumologe, Lindita Çela Dibra

Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…

12 hours ago

This website uses cookies.