Kolonelja Nebiaj: 1.114 maturantë kërkojnë të futen në FA, janë vetëm 70 kuota
Kolonelja Irela Nebiaj, drejtore në Administrimin në AFA, e ftuar në studion e RTSH 24, ka deklaruar se raporti mes numrit të kuotave për studim në Akademinë e Forcave të Armatosura me numrin e aplikantëve, është shumë i madh.
Ajo u shpreh se 70 është numri i kuotave, përballë 1.114 aplikimeve.
“Për hir të së vërtetës, këtë vit kemi rritur numrin e kuotave në varësi të studimit që bëhet në Shtabin e Përgjithshëm mbi nevojën që ka FA për të rekrutuar maturantët për të qenë pjesë e akademisë së FA. Numri i kuotave është 70.
Aplikantët që kanë aplikuar në 3 programet e studimit në marrëdhënie ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes; shkenca komunikimi në fushën e mbrojtjes; teknologji informacioni në fushën e mbrojtjes; janë 1114 aplikantë. Raporti është goxha i madh.
Në këtë numër 33.7% janë femra të cilat kanë aplikuar”, u shpreh Nebiaj.
Kjo e fundit u bëri thirrje maturantëve që të paraqiten në datat 12-13-14 gusht në Akademinë e FA që të bëjnë regjistrimin për përzgjedhjen dhe listimin e programeve për të cilat duan të vijojnë studimet.
“Kjo akademi ka specifikat e veta. Nuk mund të regjistrohesh si në çdo universitet tjetër.
Këto specifika çojnë në aplikimin e këtyre maturantëve për të kaluar në një proces konkurrimi që realizohet në 3 kronika: kontroll shëndetësor I maturantëve; testimi fizik; intervista e pranimit dhe vlerësimi psikologjik.
Maturantët më datë 12-13-14 gusht të vijnë në akademinë e FA të bëjnë regjistrimin për të marrë pjesë në këtë konkurrim dhe në këtë konkurrim marrin informacionin akademik, kalojnë në konkurrim dhe më pas bëhet regjistrimi nëse do jenë fitues apo do shkëputen nga akademia.
Maturantët më datë 12-13-14 gusht të vijnë në akademinë e FA të bëjnë regjistrimin për të marrë pjesë në këtë konkurrim dhe në këtë konkurrim marrin informacionin akademik, kalojnë në konkurrim dhe më pas bëhet regjistrimi nëse do jenë fitues apo do shkëputen nga akademia”, tha ajo.