Lajme

Kolonelja Nebiaj: 1.114 maturantë kërkojnë të futen në FA, janë vetëm 70 kuota

Kolonelja Irela Nebiaj, drejtore në Administrimin në AFA, e ftuar në studion e RTSH 24, ka deklaruar se raporti mes numrit të kuotave për studim në Akademinë e Forcave të Armatosura me numrin e aplikantëve, është shumë i madh.

Ajo u shpreh se 70 është numri i kuotave, përballë 1.114 aplikimeve.

“Për hir të së vërtetës, këtë vit kemi rritur numrin e kuotave në varësi të studimit që bëhet në Shtabin e Përgjithshëm mbi nevojën që ka FA për të rekrutuar maturantët për të qenë pjesë e akademisë së FA. Numri i kuotave është 70.

Aplikantët që kanë aplikuar në 3 programet e studimit në marrëdhënie ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes; shkenca komunikimi në fushën e mbrojtjes; teknologji informacioni në fushën e mbrojtjes; janë 1114 aplikantë. Raporti është goxha i madh.

Në këtë numër 33.7% janë femra të cilat kanë aplikuar”, u shpreh Nebiaj.

Kjo e fundit u bëri thirrje maturantëve që të paraqiten në datat 12-13-14 gusht në Akademinë e FA që të bëjnë regjistrimin për përzgjedhjen dhe listimin e programeve për të cilat duan të vijojnë studimet.

Kjo akademi ka specifikat e veta. Nuk mund të regjistrohesh si në çdo universitet tjetër.

Këto specifika çojnë në aplikimin e këtyre maturantëve për të kaluar në një proces konkurrimi që realizohet në 3 kronika: kontroll shëndetësor I maturantëve; testimi fizik; intervista e pranimit dhe vlerësimi psikologjik.

Maturantët më datë 12-13-14 gusht të vijnë në akademinë e FA të bëjnë regjistrimin për të marrë pjesë në këtë konkurrim dhe në këtë konkurrim marrin informacionin akademik, kalojnë në konkurrim dhe më pas bëhet regjistrimi nëse do jenë fitues apo do shkëputen nga akademia.

Maturantët më datë 12-13-14 gusht të vijnë në akademinë e FA të bëjnë regjistrimin për të marrë pjesë në këtë konkurrim dhe në këtë konkurrim marrin informacionin akademik, kalojnë në konkurrim dhe më pas bëhet regjistrimi nëse do jenë fitues apo do shkëputen nga akademia”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Artizanati i bashkoi 50 vite më parë – Çifti Karini: Si u njohëm në ish- Artistiken e Shkodrës

Ky është çifti i bashkëshortëve Zija dhe Bardha Karini. 50 vite më parë u njohën…

12 mins ago

I dashuruar me klasikët… – Vildani ka një pasion të veçantë për letërsinë dhe krijimtarinë

Vildani është një nga të rinjtë shkodranë që studion dhe punon njëkohësisht.  Pasioni për letërsinë,…

15 mins ago

Rënia e cilësisë ul kërkesën për sherebelë – HAJKOLA: Bimët e tjera medicinale të kultivohen në sipërfaqe më të mëdha

Malësia e Madhe është zona me shtrirjen më të madhe të sipërfaqes të kultivuar me…

16 mins ago

Dita Botërore e Pastrimit – Shabaj: Ndërhyrje në 624 pika të qytetit, vëmendje drejt hotspoteve

20 shtatori shënon ditën ndërkombëtare të pastrimit. Ndërmarrja e shërbimeve publike në Shkodër bën me…

20 mins ago

Ambasadorja e Austrisë vizitë në universitet – Fokusi i takimit, forcimi i bashkëpunimit me universitetet austriake

Ambasadorja e Austrisë në vendin tonë, Monica Zach, ka zhvilluar një vizitë në universitetin e…

23 mins ago

Java Evropiane e Mobilitetit – Beci: Shkodrës do t’i shtohen hapësira të tjera për përdoruesit e biçikletave

Java Evropiane e Mobilitetit në Shkodër është shënuar me një sërë aktivitetesh të dedikuara promovimit…

26 mins ago

This website uses cookies.