“Koloni” shkodrane në “Fest 63”- Në listën e artistëve të përzgjedhur janë disa këngëtarë nga Shkodra
Festivali i Këngës në RTSH është ngjarja më e rëndësishme muzikore në vend. Fituesi i dalë votimi publik përfaqëson Shqipërinë në Eurosong.
Në listën e artistëve pjesëmarrës për edicionin e 63-të nuk mungojnë as këngëtarët shkodranë.
Martina Serreqi është njëra prej tyre teksa do ta prekë për herë të dytë skenën e Festivalit të Këngës.
Nuk kërkon të zbulojë shumë detaje nga prezantimi në këtë edicion, por shprehet se krijimi artistik mbart emocion brenda tij.
Në listën e të përzgjedhurve për Fest 63 nga Shkodra janë edhe artistët: Alis Kallaçi, Laorjan Ejlli dhe Adelina Correj si dhe grupi “Shkodra Elektronike”.