Kolonia e piktorëve në Lezhë, bukuritë natyrore të këtij rajoni hidhen në telajo nga 28 piktorë

Bukuritë natyrore të rajonit të Lezhës u hodhën në telajo përmes penelit të 28 piktorëve më të mire nga trevat shqiptare. Ata qëndruan në këtë zonë për 5 dite me radhë, dhe punimet e tyre u prezantuan përmes një aktiviteti të veçantë të organizuar në Shëngjin, ku u ekspozuan të gjitha punimet e tyre.
Lezha të jep mundësi për të shprehur në maksimum talentin në artin figurativ, thonë piktoret, të cilët u bënë pjesë e kësaj kolonie.
Në këtë ekspozitë u prezantuan 60 piktura të artistëve shqiptarë, ku pjesa më e madhee të cilave ishin peisazhe të zonave më të bukura të Lezhës.