“Kolonia e piktorëve” promovon Ulqinin – Rreth 50 artistë nga Shqipëria dhe Ballkani prezantuan punimet në qytetin bregdetar

Për katër ditë me radhë, Ulqini, qyteti shqiptar i Malit të Zi priti aktivitetin tradicional “Kolonia e piktorëve” që së fundmi uli siparin e edicionit të VIII të tij. Rreth 50 artistë u bënë pjesë e tij duke i dhënë ngjyra qytetit bregdetar.

Artistët pjesëmarrës prezantuan rreth 150 punime me temën “Ulqini në telajo” përmes të cilave shfaqen vlerat e qytetit të lashtë bri Adriatikut, bukuritë natyrore si dhe kultura e tradita e tij.

Edicioni i VIII i Kolonisë së Piktorëve u organizua nga Instituti i Librit dhe Promovimit në Shqipëri me mbështetjen e Ministrisë për të Drejtat e Pakicave, Qendrës për Ruajtjen dhe Kultivimin e Kulturës së Pakicave në Malin e Zi dhe Organizatës Turistike të Ulqinit.

Në edicionin e VIII-të kolonisë së piktorëve ishin artistë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Austria, Rusia dhe nga Kroacia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.