Kolumbi- E njohur si “Kukulla”, arrestohet 23-vjeçarja që qëndronte pas shumë vrasjesh

d15fbe4139a4449abf63f1df5935c855

Një 23-vjeçare kolumbiane, e njohur si “Kukulla” dhe e etiketuar si “vrasëse e rrezikshme” u arrestua në lidhje me disa ekzekutime, duke përfshirë vrasjen e ish-të dashurit.

Karen Julieth Ojeda Rodriguez , e njohur për policinë me pseudonimin “La Muneca” (“Kukulla”), u prangos për përfshirjen e saj të dyshuar në disa vrasje të profilit të lartë që dyshohet se janë kryer me urdhër të bandës “Los de la M”.

Rodriguez thuhet se udhëhiqte edhe një grup të vogël vrasësish. Ajo u kap nga policia pasi nxori në pritë ish-të dashurin e saj në një zonë rurale të Kolumbisë të njohur si Piedecuesta.

Gruaja fatale e thirri ish-in e saj, Deyvy Jesus, dhe e ftoi atë të takohej në mënyrë që të dy gjoja të zgjidhnin një mosmarrëveshje parash, por ai u qëllua për vdekje nga persona që ishin paguar nga “Kukulla”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.