Komandanti i KFOR: Po hetojmë se si hynë armët në Kosovë

komandanti i kfor

komandanti i kfor

Qëllimi i grupit të armatosur që kreu sulmin e 24 shtatorit në veri ishte të krijonte paqëndrueshmëri dhe kaos,” deklaroi komandanti i KFOR-it Anxhelo Mikele Ristuça (o. Angelo Michele Ristuccia ) në takimin e fundit me gazetarët në Prishtinë. 

Ne e dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës është absolutisht i papranueshëm. Me siguri qëllimi i sulmuesve ishte që të krijohej paqëndrueshmëri dhe kaos, kjo është e sigurt,” tha ai.

I pyetur se si ka hyrë në Kosovë sasia e madhe e armatimit serb, Komandanti i KFOR-it u shpreh:

Një hetim është ende në proces për Banjska, është shumë herët të thuhet se nga janë futur këto armë në Kosovë. Gjithsesi, ne jemi të pranishëm në veri të Kosovës si dhe përgjatë kufirit. terreni është kompleks, nuk është aq e lehtë të kontrollosh të gjithë vijën kufitare, por ne po bëjmë maksimumin,” tha Ristuça.

Më tej, komandanti i KFOR-it u shpreh se vetëm një zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë mund të sjellë paqe dhe stabilitet.  

Ne kemi nevojë që të dyja palët të kthehen në tryezën e negociatave. Kjo është arsyeja pse ne mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të mbështetur nga SHBA-të,” tha ai.

Komandanti i KFOR-it deklaroi se ngjarjet e fundit në veri tregojnë se situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të përshkallëzohet lehtë, ndërsa njoftoi edhe vendosjen e forcave ushatarake shtesë nga Rumania. 

Anxhelo Mikele Ristuça do të zëvendësohet nga gjenerali turk, Ozkan Ulutash ( Ozkan Ulutash ), i cili do ta marrë zyrarisht detyrën të martën e ardhshme. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.